Ja cila pemë ndihmon kundër kancerit në zorrë të trashë

  • 06 May 2019 - 08:45
Ja cila pemë ndihmon kundër kancerit në zorrë të trashë

Studimet e mëhershme kanë dëshmuar rreth vetive pozitive të shegës në shëndetin dhe organizmin e njeriut. Kokrrat e shegës përmbajnë antioksidues dhe përbërës kundër inflamacioneve siç janë acidet elagjike dhe tanina që pozitivisht ndikojnë në sistemin e qarkullimit të gjakut, ngadalësojnë plakjen e qelizave dhe mbrojnë nga viruset.

Një studim jo shumë kohë më parë ka sjellë fakte se shega do të mund të ndihmonte edhe në luftën kundër kancerit në zorrë të trashë.

Në fakt, molekulat e substancave që shfaqjen me tretjen e shegës "ndërtojnë" në muret e zorrëve dhe me këtë, forcohen mekanizmat mbrojtës të organizmit, mbrojnë nga ndikimi i dëmshëm i helmeve. 

(Kosova Sot Online)