A mundet injektimi i gjakut të ri t'i ndihmojë njerëzit ta luftojnë alzheimer-in

  • 06 May 2019 - 12:50
A mundet injektimi i gjakut të ri t'i ndihmojë njerëzit ta luftojnë alzheimer-in

Tingëllon pak e besueshme, sidomos nëse mendojmë në romanin për Drakulën. Por shkencëtarët besojnë se injektimi i rregullt i gjakut të freskët mund të ndihmojë që edhe mendjen e po ashtu edhe trupin t'i mbajmë të ri.

Studimet pohojnë se kemikalen e gjetura në gjakun e ri mund ta përtërijnë trurin si dhe t'i forcojnë muskujt. Ky zbulim madje do të mund t'ju ndihmonte atyre të cilët vuajnë nga disa sëmundje të caktuara, e sidomos ata të cilët vuajnë nga Alzheimer-i.

Shpresat janë shumë të mëdha që pacientët në fund të këtij viti do t'i fillojnë testet. Po ashtu, mendohet se do të jetë e mundshme që të krijohet një pilulë për të shmangur nevojën injeksioneve. Profesori Chris Mason, një ekspert në mjekësinë rigjallëruese nga Universiteti i Londrës, ka folur për disa përfitime potenciale.

"Fuqia e Drakulës për t'u bërë më i fortë duke pirë gjakun do të mund të krahasohej me ilaçin e zbuluar ku gjaku rigjallëron trurin". Studimi ka zbuluar se gjaku i ri kishte ndikuar në disa qeliza në tru, duke i bërë ato të jenë më të forta. Shkencëtarët shpresojnë se pacientët që vuajnë nga Alzheimer-i brenda disa muajve do ta provojnë testin. 

(Kosova Sot Online)