Mishi i peshkut parandalon rrezikun nga depresioni

  • 06 May 2019 - 18:34
Mishi i peshkut parandalon rrezikun nga depresioni

Aminoacidet omega 3 në kombinim me hormonet seksuale të femrës i ndihmojnë trurit për ta luftuar depresionin e për këtë efekt nevojiten dy gjellë me mish peshku në javë. Edhe pse peshku dhe frutat e detit janë të rëndësishme për secilën shujtë, dobitë shëndetësore të këtyre ushqimeve kanë më shumë efekt te femrat sesa te meshkujt, thuhet në institutin Menzis të Australisë.

Ata kanë zbuluar se vaji i peshkut i pasur me aminoacidet omega 3 në kombinim me hormonet seksuale të femrës ndikon si parandalim i depresionit, shkruan Daily Mail. Kështu që për disponim më të mirë mjaftojnë dy shujta me mish peshku në javë. Tashmë ekzistojnë gjithnjë e më shumë fakte se mishi i peshkut ndikon pozitivisht në shëndetin mendor të femrës, ndërsa që lidhja midis ushqimit të shëndetshëm dhe disponimit të mirë tashmë janë të njohura - thotë udhëheqësi i studimeve, dr. Richard Marsh. Ai po ashtu shton se si femrat dyfish më shumë janë viktima të depresionit në krahasim me meshkujt. 

 

(Kosova Sot Online)