Pasojat e shprehive të këqija

  • 07 May 2019 - 10:25
Pasojat e shprehive të këqija

Mjeku i njohur, Dr. Mehmet Oz, ka shpjeguar pasojat e disa shprehive të rëndomta, të praktikuara nga shumë njerëz.

Nëse flemë me dhëmbë të palarë

- Gjatë natës, goja jonë bëhet më e thatë sesa zakonisht, e baktereve u konvenon një ambient i tillë. Nëse përtoni t'i lani dhëmbët, atëherë më mirë është që të mos i lani në mëngjes sesa në mbrëmje.

Nëse i shkulim qimet nga hunda

- Gjatë shkuljes së qimeve, mund të paraqitet gjaku, i cili iu mundëson baktereve në hundë që të shumohen. Ato munden edhe të hynë në gjak dhe të shkaktojnë infeksion në ndonjë pjesë tjetër të trupit. Kurrë mos i shkulni qimet nga hunda.

Nëse pimë alkool, derisa jemi duke marrë antibiotikë

- Përzierja e alkoolit me disa ilaçe mund të ketë efekte të padëshirueshme, sikur që është mundimi dhe marramendja. Dihet se kombinimi i disa antibiotikëve me alkool mund të ketë pasoja serioze. Sido që të jetë, evitojeni pirjen e alkoolit, të paktën derisa jeni duke marrë ilaçe. 

(Kosova Sot Online)