Katër paralajmëruesit e infarktit!

  • 07 May 2019 - 17:14
Katër paralajmëruesit e infarktit!

Edhe pse ka të tillë që mendojnë ndryshe, infarkti i zemrës rrallë paraqitet pa paralajmërim. Më saktësisht, organizmi përpiqet që të na bëjë me dije se çka na pret, disa herë edhe dy muaj më parë. Për fat të keq, kur të paraqitet infarkti, mund të bëhet tepër vonë për ta penguar vdekjen, apo dëmtimin e përhershëm të zemrës. I ashtuquajturi infarkt i heshtur, ka sfiduar ekspertin e zemrës, Dr. Chauncey Crandall, që të merret një kohë të gjatë me këtë problematikë.

Tash vonë ai ka paraqitur katër paralajmërues "ogurzi" të infarktit të zemrës: 1. Dhembja në gjoks. Por, dhembjen mund ta ndieni në qafë, duar, shpinë, apo edhe nofulla; 2. Djersitja dhe mundimi; 3. Problemet me frymëmarrje; 4. Problemet me lukth. Nëse edhe ju mendoni se keni simptoma të tilla, atëherë urgjentisht shkoni te mjeku, meqë dikur mund të bëhet tepër vonë. 

(Kosova Sot)