A gogësijmë për ta ftohur trurin?

  • 08 May 2019 - 10:47
A gogësijmë për ta ftohur trurin?

F enomeni i gogësimës infektuese për shumë vite rresht ka qenë një temë analize për shumë shkencëtarë. Shumica prej tyre mendojnë se gogësima shton furnizimin e trurit me oksigjen, kjo u botua nga shkencëtarët në 'Physiology & Behavior', ku mes të tjerash ata kanë ardhur në përfundim se qëllimi i gogësimës është ftohja e trurit.

Ekipi, të cilin e kishte udhëhequr Andrew Gallup nga 'SUNY College' në Oneonta, thotë se hulumtimet në të kaluarën nuk ishin në gjendje të prodhonin një lidhje midis gogësimës dhe nivelit të oksigjenit në gjak. Ata thonë se ndryshimet në temperaturën e trurit ndërlidhen me ciklet e gjumit, zgjimin nga gjumi, si dhe me stresin. Në detaje, sipas tyre, gogësima është vetëm një dritare e ftohjes së trurit.

Është shumë interesante se si njerëzit, varësisht nga vendi ku jetojnë gogësijnë në periudha të ndryshme kohore. Disa gogësijnë më shumë në verë, sesa në dimër, për shembull njerëzit në Vjenë të Austrisë, përderisa në Arizona të Amerikës ndodh krejt e kundërta. Shkencëtarët po ashtu kanë zbuluar se gogësima infektuese shtohet, kur temperaturat janë më të larta se 37 gradë celsius. 

(Kosova Sot Online)