Kakao përmirëson kujtesën

  • 08 May 2019 - 14:07
Kakao përmirëson kujtesën

Personat e moshuar me konsumimin e përditshëm të kakaos mund ta përmirësojnë shëndetin dhe punën e trurit. Në fakt, ky është rezultat i hulumtimit, ku 60 persona me moshën mesatare rreth 73-vjeçare kishin konsumuar dy gota kakao brenda ditës. Pas konsumimit të këtij lëngu, gjaku më shpejt u ishte arritur në tru.

Të anketuarit ishin treguar më të suksesshëm edhe në testin e mbamendjes. Kjo bimë në fakt është një eliksir i vërtetë i shëndetit. Kjo pije është paraqitur nga koha e kolonive spanjolle dhe shekuj me radhë shihet si një pije shëruese. Nëse ndiheni se jeni të lodhur dhe të molisur, merrni një dozë të kakaos.

Me këtë pije mund t'i mposhtni edhe dhimbjet dhe ta zvogëloni oreksin. Kakao është ilaç edhe në parandalimin e rënies së flokëve. Sidomos femrave u sugjerohet të kënaqen me këtë pije. Në fakt, ato femra që çdo ditë konsumojnë këtë pije, kanë flokë më të butë dhe më të shpeshtë. 

(Kosova Sot)