Këshillat që ju ndihmojnë të humbni në peshë

  • 08 May 2019 - 16:36
Këshillat që ju ndihmojnë të humbni në peshë

Procesi i humbjes në peshë do të përshpejtohet nëse do t'i praktikoni disa nga këto propozime, të cilat edhe shkencërisht janë vërtetuar.

ÇOKOLATA

Çokollata e zezë jo vetëm se është e shëndoshë, por edhe një aleat i rëndësishëm për humbje në peshë. Çokollata e zezë sugjerohet për shëndetin në përgjithësi, sidomos për shëndetin e zemrës.

VERA

Femrat që rregullisht e konsumojnë nga një gotë verë janë më pak të rrezikuara se në të ardhmen të preken nga mbipesha, sepse oreksin e kanë më të ulët.

KOKRRA E KAFESË

Nëse rregullisht e konsumoni një kokërr të kafesë, atëherë do ta përshpejtoni procesin e humbjes në peshë, sepse në këtë mënyrë do ta ngadalësoni procesin e absorbimit të yndyrave dhe të sheqerit.

MOS E TEPRONI ME USHTRIME!

Ashtu sikurse nuk duhet ta teproni me ushqim dhe pije, nuk duhet ta teproni as me ushtrime. Ushtrimet e përditshme nuk janë të mira për trupin tuaj, sepse shumë herë mundet ta sabotojë procesin e humbjes në peshë. Muskujt kanë nevojë të pushojnë, prandaj tri herë ushtrime në javë janë të mjaftueshme.

PAKËSOJENI USHQIMIN!

Sa herë që të konsumoni ushqim, provoni që të hani më pak sesa jeni mësuar ta bëni një gjë të tillë. Provoni ta ndaloni ushqimin në atë moment kur ta ndjeni ngopjen. Rezultatet do të jenë të garantuara.

(Kosova Sot)