Sa e shëndetshme është domatja?

  • 09 May 2019 - 14:54
Sa e shëndetshme është domatja?

Shumë studime kanë vërtetuar se sa e dobishme është domatja për shëndetin e organizmit, dhe se mund të ndihmojë në luftën kundër kancerit, por edhe te problemet e meshkujve me infertilitet.

Zëdhënësja e rrjetit britanik për infertilitet, Karen Veness, pohon se si ky problem ndërlidhet vetëm me femrat, marrë parasysh se janë pikërisht ato që mbajnë fëmijën, por më shumë se gjysma e meshkujve ishin fajtorë, pasi që cilësia e spermës së tyre ishte e dobët.

Studimi i bërë në klinikën në Klivlend kishte grumbulluar 12 studime nga mbarë bota dhe kishin krahasuar rezultatet. Të gjitha studimet pohojnë se likopeni nga domatja mund ta përmirësojë numrin e spermatozoideve dhe shpejtësinë e tyre të notimit, si dhe ta pakësojë numrin e spermës jo normale.

Studimet e tjera kanë treguar se nutrientet nga domatja po ashtu shërojnë sëmundjet e prostatës, madje edhe mund ta parandalojnë përparimin e kancerit të prostatës. 

(Kosova Sot Online)