Mënyra e re për shërimin e palcës kurrizore

  • 09 May 2019 - 14:59
Mënyra e re për shërimin e palcës kurrizore

Mënyrën, e cila në tri vitet e fundit po aplikohet nëpër botë, e ka paraqitur specialisti i mjekësisë fizikale, Ivan Gergurev, ndërsa që të pranishmit përmes video-projektorit kishin vështruar teknikën e mjekut specialist në pacienten 15-vjeçare.

Ky veprim ishte kryer në vëzhgimin e dy ekspertëve ndërkombëtarë për shërimin e dhimbjeve në shpinë me mënyrën "Disc-FX", Robert Rapcan dhe Ovidia Nocolae Paleaeua.

Mënyra "Disc-FX: është shpikur si rezultat i kombinimit të shërimit të dhimbjeve në shpinë, ndërsa që deri më tani paraqet mënyrën më efektive të shërimit të palcës kurrizore, sepse mundëson shërimin e diskut të dëmtuar pa dëmtuar rrethin anatomik të diskut.

"Te kjo mënyrë nuk nevojitet përdorimi i thikës dhe në fund bëhet mënyra e dhimbjes, ku eliminohen dhimbja me procedurë elektrotermike", tha specialisti Gergurev.

(Kosova Sot Online)