A mundet kafeja të kurojë dhimbjen e kokës?

  • 10 May 2019 - 09:32
A mundet kafeja të kurojë dhimbjen e kokës?

Dhimbja e kokës dhe migrena mund të shkatërrojnë të gjithë ditën duke e bërë gjithçka të pamundur. Ka shumë njerëz që besojnë se kafeja mund t’i shpëtojë dhe drejtohen tek ajo sapo ndjejnë dhimbje të forta. Por a mundet vërtetë kafeja ta kurojë dhimbjen e kokës?

Sipas mjekëve mund t’ju duket sikur kafeja ju qetëson, por në fakt ajo mund ta përkeqësojë gjithçka. Kjo varet nga intensiteti i kafeinës që konsumon një person.

Si fillim duhet të dini që dhimbja e kokës shkaktohet nga presioni i lartë që shkakton qarkullimi i gjakut në tru. Kafeina e detyron presionin të bjerë duke ulur kontraktimin e muskujve dhe qetësuar zonën ku krijohet dhimbja. Nëse pini shumë kafe dhimbja do shtohet pasi të njëjtët muskuj mund të nxiten për të punuar më shumë seç duhet. 

(Kosova Sot Online)