5 ushqimet që ndikojnë në shëndetin tuaj dhe zgjasin jetën

  • 10 May 2019 - 09:34
5 ushqimet që ndikojnë në shëndetin tuaj dhe zgjasin jetën

Ushqimi është një nga gjërat më esenciale të jetës dhe përsëri ne ende nuk kemi njohuri të plota rreth tyre. Të zgjedhësh ushqimin e duhur do të thotë një jetë më e gjatë dhe në mënyrë më të shëndetshme. Më poshtë ju tregojmë 5 nga këto ushqime që do të shtonin vite në jetën tuaj sipas ‘HealthyMagazine’:

1-Bizelet

Nuk është e rëndësishme si i përdorni bizelet të ftohta apo normale. Rëndësi ka që i përdorni ato, pasi ndikojnë pozitivisht në trupin dhe shëndetin tuaj.

2-Arrat

Arrat reduktojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

3-Karrotat

Karrotat jo vetëm që ju zgjasin jetën, por ju bëjnë të dukeni më tërheqëse.

4-Arra e kokosit

Ky frut ekzotik përmban acide që zvogëlojnë shpejtësinë e plakjes së trurit.

5-Çokollatat dhe vera

Këto dy produkte forcojnë zemrën dhe ulin presionin e gjakut. Po ashtu ulin shpejtësinë e plakjes së qelizave të trupit.

(Kosova Sot Online)