Kur është tepër vonë që një femër të mbetet shtatzënë?

  • 10 May 2019 - 13:46
Kur është tepër vonë që një femër të mbetet shtatzënë?

Femrat gjithnjë e më vonë vendosin të mbesin shtatzënë. Gjithnjë e më shumë ato përqendrohen në punë dhe karrierë, prandaj për të mbetur shtatzënë vendosin pas moshës 35 vjeçe. "Këto janë raste të shpeshta në praktikën tonë", thotë dr. Rebecca Starck dhe shton se "femrat gjithnjë e më vonë vendosin për shtatzëninë, pa marrë parasysh rrezikun e shtimit të komplikimeve të shumta dhe abortin".

Por, sipas dr. Starch, një grua e shëndoshë në të dyzetat mund të ketë të njëjtat gjasa për shtatzëni njëjtë sikurse një femër në të njëzetat, sidomos nëse trupin e tyre e përgatisin me ushqime të shëndetshme dhe ushtrimeve të rregullta trupore".

Kur vjen deri te shtatzënia duhet të vazhdohet me ushqimin e duhur, të shëndetshëm, si dhe kujdesi ndaj peshës së trupit. 

(Kosova Sot Online)