Si të kujdesemi për mëlçinë, organin kyç të trupit tonë

  • 10 maj 2019 - 15:09
Si të kujdesemi për mëlçinë, organin kyç të trupit tonë

Mëlçia është gjëndra më e madhe në trupin e njeriut. Është kyçe në detoksim, si dhe në prodhimin e proteinave të gjakut. Nëse vjen deri te problemet me mëlçinë këtë gjithsesi se do ta ndjeni. Por, ekzistojnë edhe disa bimë që mund ta shërojnë atë

Nëse mëlçia juaj funksionon mirë, atëherë me siguri keni:
• sasi normale kolesteroli

• peshë trupore të shëndetshme

• sasi të ekuilibruar të sheqerit në gjak

• tretje të shëndetshme pa krijimin e gazrave fryrjeve apo kapsllëk

• keni më shumë fuqi, në mëngjes apo pasdite nuk do të ndjeni lodhje

• muskuj të shëndetshëm

• kujtesë të mirë

• ten të pastër dhe lëkurë rinore.

Çfarë e përmirëson funksionimin e mëlçisë? 
Rrënja e kurkumës: Ekstraktet e rrënjës së bimës së kurkumës janë bima më e mirë për pastrimin e mëlçisë. Me shekuj përdoret për zbutjen e pezmatimeve në muskuj, për sistemin e tretjes, zemër dhe sidomos për mëlçinë. Aftësia e kësaj bime ju mbron prej grumbullimit të tepërt të yndyrave.

Rrënja e luleradhiqes

Rrënja e kësaj bime përmirëson tretjen, si dhe pastron mëlçinë. Në fakt është shumë e pasur me antioksiduesin taninë. Sipas studimeve, këta përbërës pastrojnë mëlçinë prej helmeve të grumbulluara. Rrënja e luleradhiqes rregullon shtypjen dhe sheqerin në gjak.

Gjethja e artiçokes

Gjethja e artiçokes është njëra ndër ilaçet më të vjetra në mjekësinë popullore. Në Egjiptin e vjetër kishin rregulluar tretjen me të. Gjethja e artiçokes shton prodhimin e vrerit. Vreri është substancë natyrale, shumë i rëndësishëm në tretje dhe në përdorimin e yndyrave, duke parandaluar shfaqjen e një mëlçie yndyrore.

(Kosova Sot Online)