A është e mundur të jeni me mbipeshë dhe i shëndetshëm?

  • 10 May 2019 - 15:18
A është e mundur të jeni me mbipeshë dhe i shëndetshëm?

Dihet se mbipesha dëmton shëndetin tuaj. Por pesha e shëndetshme është shumë më tepër sesa rritja e numrave. Në fakt, disa njerëz disa njerëz mund të kenë indeksin normal të peshës trupore, por nuk ishin të shëndetshëm.

Në bazë të gjithë kësaj shtrohet pyetja - a mund të jemi me mbipeshë dhe njëkohësisht të jemi të shëndetshëm? Ka disa njerëz që kanë indeks të shëndoshë të masës trupore, por në fakt janë me mbipeshë që do të thotë se kanë përqindje të larta të indeve yndyrore. Llojet e tjera të njerëzve kanë probleme me mbipeshë, por përkundër kësaj janë të shëndetshëm.

Pikërisht ky lloj i kategorive të njerëzve ka nxjerrë shumë dyshime, ndërsa që studimet pohojnë se personat e shëndoshë, që janë aktivë sa u përket ushtrimeve fizike, janë më pak të rrezikuar nga vdekja në krahasim me njerëzit, të cilët kanë më pak peshë, por qëndrojnë më shumë ulur. Po ashtu, ekspertët pohojnë se njerëzit aktivë me mbipeshë janë më pak të rrezikuar nga vdekja, në krahasim me duhanxhinjtë.

(Kosova Sot Online)