Telefonat e veshit kur je në timon, më të rrezikshëm se kur i mban me dorë

  • 10 May 2019 - 20:41
Telefonat e veshit kur je në timon, më të rrezikshëm se kur i mban me dorë

Telefonat që nuk mbahen në dorë, paraqesin më shumë rrezikshmëri se sa telefonat e tjerë të thjeshtë që me duar ti i mban në vesh, ndërsa nget makinën

Një studim kanadez ka gjetur se këta shoferë që mbajnë në vesh pajisjen e lidhur me telefonin e dorës, kishin dukshëm më shumë gjasa për të bërë një mori gabimesh potencialisht të rrezikshme në timon, që nga përshpejtimi në korsi tek kalimi pa ndezur sinjalet, se sa shoferët që nuk flasin në telefon.

Image

Hulumtuesit që studiuan aktivitetin e trurit të këtyre shoferëve gjetën se aty kishte një rritje të konsiderueshme në aktivitetin e trurit, ndërsa ata ishin duke folur me një pajisje pa duar krahasuar me gjendjen e kontrollit.

Kur këto pajisje dolën në treg u mendua se do të shpëtonin shoferët nga gabimet në timon dhe do të ulnin numrin e aksidenteve që lindin shpesh prej telefonatave.

Një studim i udhëhequr nga Profesor Yagesh Bhambhani, i Universitetit të Alberta në Kanada, siç transmeton Idea, tregoi se rritja e gabimeve i përgjigjet një rritjeje në normë të punës së zemrës dhe aktivitetit të trurit. 

(Kosova Sot Online)