Ndoshta nuk jeni të vetëdijshëm për shprehitë që ju molisin

  • 11 May 2019 - 08:27
Ndoshta nuk jeni të vetëdijshëm për shprehitë që ju molisin

Shpeshherë te njerëzit shfaqet një ndjenjë e lodhjes dhe e molisjes. Nëse nuk është në pyetje ndonjë problem shëndetësor, ndoshta në orët mbrëmjes konsumoni kafe dhe fizikisht nuk jeni aktivë

• Kafeja në orët e mbrëmjes!

Nëse jeni mësuar që kafenë ta konsumoni natën vonë, kjo mund të jetë arsye për lodhjen tuaj gjatë ditës. Kafenë e preferuar, në mbrëmje zëvendësojeni me ndonjë çaj apo me ndonjë pije tjetër të ngrohtë, e cila nuk përmban kafeinë.

• Mungesa e ushtrimeve apo e keni tepruar me ushtrime

Aktiviteti i munguar fizik, por edhe ai i tepërt munden ta shkaktojnë molisjen e trupit. Nëse trupi juaj shpenzon më shumë se sa në fakt posedoni energji, atëherë kjo mund të jetë arsyeja pse ndiheni të lodhur.

• Mundoheni të bëheni diçka që nuk jeni

Lodhja e tepërt, ndoshta më së shumti në bazë psikike ju mashtron se jeni diçka që nuk jeni. Nëse gjithnjë mundoheni të shndërroheni në diçka çfarë të tjerët presin nga ju dhe jeni nën presion të vazhdueshëm, atëherë kjo ndikon që të mos jeni të qetë dhe të jeni të lodhur.

(Kosova Sot Online)