Një gotë verë për veshkat dhe të dëgjuarit

  • 11 May 2019 - 08:30
Një gotë verë për veshkat dhe të dëgjuarit

Një gotë verë zvogëlon rrezikun zhvillimit të sëmundjeve kronike të veshkave për një të tretën. Dobishëm ndikon edhe në funksionalitetin e trurit si dhe në të dëgjuar. Efektet e dobishme të verës së zezë dihen që moti.

Ata që e konsumojnë pohojnë se është e mirë për gjak, ndërsa që më së shumti dobi prej saj, sipas ekspertëve kanë veshkat. Sipas ekspertëve amerikanë, një gotë verë e zezë në ditë, zvogëlon rrezikun e sëmundjes kronike për veshkat për një të tretën.

Pacientët e prekur nga sëmundjet kronike të veshkave rregullisht kishin konsumuar sasi të vogla të verës, me çka ekspertët e kishin ndërlidhur me problemet kardiovaskulare. Rezultatet ishin bazuar në vëzhgimin e pacientëve për tri vjet rresht të rreth 6.000 të anketuarve, ku prej tyre rreth 1.000 vuanin nga sëmundjet kronike të veshkave.

Në studim ishte vërtetuar se efekt shumë të mirë ka vera e zezë, shkau i posedimit të antioksiduesve si polifenoli. Ata po ashtu kishin konstatuar se resveratroli, antioksidues që gjendet në rrushin e zi dhe në verë, mbron nga humbja e dëgjimit. 

(Kosova Sot Online)