Ilaçi i ri që mbron nga rrezatimi

  • 11 May 2019 - 09:50
Ilaçi i ri që mbron nga rrezatimi

Ekipi i shkencëtarëve ka deklaruar se ka zhvilluar ilaçin e ri i cili në mënyrë potenciale mundet njerëzve t'ju shpëtojë jetën, të cilët ishin ekspozuar nivelit të lartë të rrezatimit. Studiuesit nga universiteti Stenford kanë testuar një gjë të tillë në minj, llojin e molekulave të vogla të ilaçit, të njohur si frenuesit PHD.

Minjtë ishin ekspozuar një sasi toksike të rrezatimit, ndërsa ilaçet i kishin mbrojtur nga sindroma gastrointestinale, të cilëve zakonisht ju sjell vdekjen për më pak se dy javë.

"Ajo që është interesante është se kjo kundërmasë jo vetëm se zbut dëmin nga rrezatimi , por ishte efektive për një afat prej 24 orë", ka deklaruar onkologu David Kirsch nga qendra mjekësore e Universitetit Duke, në Karolinën Veriore. 

(Kosova Sot Online)