Zorra qorre megjithatë ka një funksion

  • 11 May 2019 - 12:47
Zorra qorre megjithatë ka një funksion

Teoritë e deritanishme kanë menduar se zorra qorre ka ngecur në evoluim dhe se largimi i saj është i pashmangshëm. Me gjenerata të tëra është menduar se zorra qorre nuk ka asnjë funksion të vetëm, por të gjithë e kishin gabim.

Shkencëtarët kanë vërtetuar funksionimin e vërtetë të saj. Është vërtetuar se zorra qorre është një depo për bakteret e mira, të cilat trupi do të mund t'i përdorte për ripërtëritjen e sistemit tretës nëse trupi sëmuret nga dizenteria apo kolera.

Kjo ka zgjuar interesim të hatashëm te të gjithë mjekët, shkencëtarët por edhe te hulumtuesit e organeve të njeriut, ku një pjesë e të gjithë këtyre kanë menduar se zorra qore ka mbetur apo ka ngecur në zhvillimin e saj dhe se ajo është vetëm një organ dhe se largimit të saj nga organizmi i nevojiten disa minuta. 

(Kosova Sot Online)