Për humbje të suksesshme të peshës duhet përmbajtur disa rregullave

  • 11 May 2019 - 17:29
Për humbje të suksesshme të peshës duhet përmbajtur disa rregullave

Para se të filloni dietën dhe ushtrimet, duhet të përgatiteni mirë, ngase vetëm kështu do të arrini rezultatet e duhura. Këtyre ditëve shumë femra fillojnë ushtrimet trupore dhe dietat vetëm që sa më mirë të duken në kostumet e larjes. Por, pak janë disa prej tyre që ia dalin, prandaj keni nevojë për një strategji të mençur.

GJITHÇKA ËSHTË NË PLANIFIKIMIN E DUHUR

Gjithçka duhet menduar paraprakisht. Para se të filloni dietën, mbushni frigoriferin me ushqime të shëndetshme. U tregoni miqve se jeni në dietë dhe të mos ju ofrojnë ushqime të dëmshme. Lutini anëtarët e familjes të kenë respekt ndaj stilit tuaj të ri dhe ndaj rutinës ditore. Ushqimet e shëndetshme merrni me vete edhe në vendin e punës.

NUK ËSHTË FUNDI I BOTËS NËSE GABONI NJË HERË

Nëse mashtroheni dhe konsumoni njëherë ushqim jo të shëndetshëm, nuk është fundi i botës. Pra, nëse pëlqeni ëmbëlsirat, nuk ndikon asgjë në dietën tuaj, nëse njëherë në muaj konsumoni ëmbëlsirat tuaja të preferuara. Njerëzit që bëjnë kështu, largojnë dëshirën e madhe për ëmbëlsirat e tyre të preferuara dhe kjo mënyrë sjell suksesin e dietës.

MBANI EVIDENCË PËR USHQIMIN QË KENI KONSUMUAR!

Mbani një ditar të llojit të vet për sa u përket ushqimeve. Në bazë të disa studimeve, njerëzit të cilët rregullisht shkruajnë ushqimin që e kanë konsumuar, mbeten të motivuar dhe rrallëherë dorëzohen karshi dietës. Kur të mbani shënime, do të mbeteni të përqendruar në dietë.

DUHET TË BËNI USHTRIME, POR VETËM ATO QË JU DËSHIRONI

Ushtrimet e rregullta janë element i rëndësishëm i humbjes së peshës, ndërsa me ndihmën e ushtrimeve mbani linjën vitale. Rezultatet më të mira japin ato ushtrime në të cilat ju kënaqeni. Pse? Në këtë mënyrë do të ushtroni rregullisht, sepse nëse nuk sjellin kënaqësi, ju do ta shmangni atë praktikë. 

(Kosova Sot Online)