Steriliteti, i dëmshëm si duhani!

  • 12 May 2019 - 08:34
Steriliteti, i dëmshëm si duhani!

Meshkujt që janë sterilë për shkak të defektit në spermën e tyre, janë shumë më të rrezikuar nga vdekja e hershme, thotë një studim i ri. Udhëheqësi i studimit, Dr. Michael Eisenberg, profesor në Universitetin "Stanford", ka bërë të ditur se pirja e duhanit dhe diabeti, janë në qendër të vëmendjes, sepse janë faktorë të rrezikut, por në rast të sterilitetit presioni dhe dëmi janë shumë më të mëdha.

Steriliteti është problem i shpeshtë në vendet e Perëndimit dhe në vendet e pasura, me rreth një abort në shtatë çifte. Dr. Eisenberg, me kolegë, ka thënë se meshkujt me kualitet të dobët të spermës janë më shumë se dyfish më të rrezikuar nga vdekja.

Edhe pse ende nuk është zbuluar se cila anomali është më e rrezikshme, njerëzit me kualitet jo të mirë të spermës duhet të bëjnë kontrolle më të shpeshta rutinore.

(Kosova Sot Online)