A e shkurton grindja jetën?

  • 12 May 2019 - 09:14
A e shkurton grindja jetën?

S hkencëtarët nga Gjermania, studimi i të cilëve ishte botuar në revistën "Journal of Epidemiology & Community Health", zbulojnë se konfliktet e shpeshta shtojnë rrezikun nga vdekja sidomos në moshën e mesme. Këta shkencëtarë kanë anketuar rreth 10.000 meshkuj dhe femra nga mosha 36 deri në moshën 52 vjeçe. Ata ishin përgjigjur në pyetjet rreth marrëdhënieve shoqërore, në veçanti me partnerin, anëtarët e tjerë të familjes, fqinjët dhe kolegët.

Shkencëtarët shëndetin e tyre në përgjithësi e kishin përcjellë për një periudhë kohore prej 11 viteve. Rezultatet kanë treguar se personat që shpeshherë futen në konflikte me cilindo anëtar të familjes apo me dikë tjetër, dyfish më shumë janë të rrezikuar nga vdekja gjatë moshës së mesme.

Shkencëtarët pohojnë se rezultatet e këtij studimi nuk ishin edhe aq befasuese për ta. Konfliktet janë një nga burimet kryesore të stresit, ndërsa që hulumtimet paraprake kanë vërtetuar se stresi në përgjithësi e dëmton shëndetin.

(Kosova  Sot Online)