Të qenët të shqetësuar ‘thyen’ zemrën

  • 13 May 2019 - 10:08
Të qenët të shqetësuar ‘thyen’ zemrën

E ksitimi i shkaktuar si pasojë e stresit është nxitësi kyç në shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare, pohojnë kardiologët amerikanë, duke u bazuar në hulumtimet e botuara. Njerëzit, të cilët mbajnë stresin nën kontroll, për 60 për qind pakësojnë mundësinë për të pësuar sulm në zemër apo edhe në tru, në krahasim me personat e brengosur apo të shqetësuar.

Deri te një përfundim i tillë ekspertët erdhën në bazë të një hulumtimi, i cili kishte zgjatur katër vjet, në të cilin kishin qenë të përfshirë rreth 516 pacientë. Nga ky grup, 44 pacientë kishin pësuar sulm në zemër pa përfunduar me vdekje, por 19 të sëmurë kishin vdekur, pohon dr. Jinong Jung Ksu nga fondacioni i sëmundjeve kardiovaskulare në Masaçusets .

Stresi psikologjik në formë të depresionit, ndërlidhet me përparimin e arterosklerozës dhe shtimit të rrezikut nga aritmia, dhe mu për këtë arsye mjekët duhet shëruar pacientët në përgjithësi. Kjo do të thotë se mjekët duhet të merren edhe me problemet psikike, jo vetëm me ato kardiovaskulare.

(Kosova Sot Online)