Ndryshimet e rrezikshme në bengje

  • 13 May 2019 - 10:17
Ndryshimet e rrezikshme në bengje

E dhe pse bengjet në lëkurë janë diçka krejt normale, ndryshimet e mundshme në dukjen e tyre janë shenjë paralajmërimi për një sëmundje serioze. Kanceri i lëkurës në krahasim me format e tjera të kancerit mund të dallohet lehtë, sepse mund të dallohet me syrin e lirë, ndërsa që dallimi i hershëm i kësaj sëmundjeje në të shumtën e rasteve është i shërueshëm.

Kanceri i lëkurës ka pësuar rritje në Evropë, por është e mundur të diagnostikohet në fazën e hershme. Më i shpeshti është te personat e moshës 50-vjeçare, si dhe te ata persona që për një kohë të gjatë i ekspozohen diellit. Një në gjashtë persona që i ekspozohen diellit preken nga kanceri i lëkurës. Për çdo rast, përkundër shumë fushatave vetëdijesimi, melanoma edhe më tutje nuk ka pësuar rënie, që do të thotë se duhet shtuar përkushtimin.

Disa njerëz janë më të rrezikuar se të tjerët nga kanceri i lëkurës. Në këtë grup bien ata persona që kanë lëkurë më të ndritshme, të cilët janë më të ekspozuar ndaj ënjtjeve dhe skuqjeve nga rrezet e diellit.

(Kosova Sot Online)