Kanceri, i cili i vret femrat më shumë se ai i gjirit

  • 14 maj 2019 - 09:44
Kanceri, i cili i vret femrat më shumë se ai i gjirit

As kanceri i gjirit, e as kanceri i qafës së mitrës nuk sjellin më shumë viktima në mesin e femrave sesa kanceri i mushkërive, nga i cili po vdesin dyfish më shumë femra sesa nga llojet e tjera të sëmundjeve.

Mu për këtë arsye, ekspertët janë duke punuar në përhapjen e vetëdijesimit në botë rreth rrezikut të kësaj sëmundjeje. Një fytyrë e njohur nga televizioni, Valeri Harper, është lajmëruar vullnetare t'i bashkohet fushatës.

Ajo në vitin 2009 ishte operuar nga kanceri në mushkëri, por sëmundja ishte kthyer në vitin 2013. Tash një vit e katër muaj më vonë, Valeri është angazhuar në fushatë. Ajo është rreth 70-vjeçare.

Në anketën, në të cilën kishin marrë pjesë më shumë se 1.000 femra, më shumë se gjysma janë të brengosura se mund të preken nga kanceri në mushkëri, pasi që kurrë më parë nuk kishin thithur duhan, por Valeri është shembull i gjallë se kjo mund të jetë e vërtetë.

(Kosoa Sot Online)