Nëse nuk i konsumoni këto ushqime, është koha për ndryshime

  • 14 maj 2019 - 11:44
Nëse nuk i konsumoni këto ushqime, është koha për ndryshime
Image

Mishi i peshkut

Pos se mishi i peshkut dikon pozitivisht në shëndetin e zemrës, aminoacidet omega3 ndikojnë edhe në funksionimin më të mirë të punës së trurit. Omega-3, të cilat i hasim në llojet e peshqve me yndyrë ulin rrezikun nga depresioni dhe demenca. Po ashtu, studimi i bërë në vitin 2011 në Amerikën Veriore ka treguar se pacientët, që çdo javë kishin konsumuar dy porcione mish peshku, kishin parandaluar shfaqjen e sëmundjes së Alzhaimer-it.

Image

Jogurti

Bakteret e shumta, të cilat jetojnë në zorrët e organizmit të njeriut për çdo ditë marrin falënderime në botën e mjekësisë moderne. Kjo, sepse ekziston një marrëdhënie e sofistikuar midis florës së zorrëve dhe sistemit imun të njeriut. Në fakt, shkencëtarët besojnë se sistemi imun 'jeton' në zorrët tona. Në studimet e fundit testohet nëse do të munden probiotikët ta shtojnë jetëgjatësinë, dhe me këtë rast shkencëtarët kanë zbuluar se minjtë, që kishin marrë bakterin 'bifido', kishin jetuar më gjatë dhe më shëndetshëm, në krahasim me minjtë, që nuk kishin marrë probiotikë.

Image

Vera e zezë

Substanca resver?trol, që gjendet në verën e zezë, që vjen nga lëvorja e rrushit dhe i dhuron ngjyrën, sipas shkencëtarëve, shton aktivitetin e gjeneve të caktuara në organizmin e njeriut, duke ndikuar që të mbrohemi nga sëmundjet që vijnë me plakjen. Kjo do të thotë se vera e zezë, së bashku me substancat e rrushit të zi, ndikojnë që njeriu të ketë një jetë më të gjatë dhe më cilësore. Por, e gjithë kjo do të thotë se duhet të ekzistojë një masë e përkufizuar e konsumimit të verës së zezë, sepse konsumimi pa masë sjell efektin e kundërt, krejt të dëmshëm.

Image

Qershitë

Polifenolet janë molekula, të cilat gjenden në bimë dhe mbrojnë nga infeksionet e ndryshe, si dhe nga rrezet e dëmshme ultravjollcë të diellit. Shkencëtarët kanë zbuluar se këto molekula po ashtu mbrojnë edhe njerëzit. Studimi i botuar në revistën 'Journal of Nutrition' ka treguar se ata që kanë konsumuar 650 miligramë polifenole në ditë kishin jetuar më gjatë, në krahasim me ata që kishin marrë një dozë më të vogël. Qershitë ofrojnë 1.200 miligramë polifenole për shujtë. 

(Kosova Sot Online)