Pasojat e traumave në fëmijëri

  • 14 May 2019 - 11:53
Pasojat e traumave në fëmijëri

Ekspozimi ndaj traumave psikike gjatë fëmijërisë mund të lërë pasoja më pas në shëndetin e enëve të gjakut, paralajmëron studimi amerikan. Rezultatet e hulumtimit sugjerojnë se stresi në moshën e hershme mund ta shtojë rrezikun për sëmundjet e zemrës, sepse ndikon në funksionimin e enëve të gjakut dhe në shtypjen e gjakut.

Këta faktorë negativë mund të diagnostikohen që në rini. "Të dhënat nga studimet në kafshë i kemi vërtetuar te njerëzit", thotë Jennifer Pollock nga universiteti Alabama në Birmingem.

"Te njerëzit, që kishin pasur më shumë stres në fëmijëri, është vërejtur se kjo lidhje është shumë më e fortë te fëmijët, që kishin një fëmijëri stresuese", thotë ajo.

(Kosova Sot Online)