Flini më shumë që të jetoni më gjatë

  • 14 maj 2019 - 15:52
Flini më shumë që të jetoni më gjatë

Gjumi ju bënë të ndjeheni mirë, por rëndësia e tij shkon përtej kësaj.

Nga gjumi ju mundeni të keni përfitime të ndryshme për trupin dhe trurin tuaj.

Sipas një shkrimi në Healthmagazine, mendja juaj gjatë gjumit pushon dhe është e gatshme për ditën.

Po ashtu edhe një studim thotë se personat që flenë më shumë munden të jetojnë më gjatë , gjumi ndihmon edhe në menaxhimin e sëmundjeve të zemrës dhe sheqerit në gjak.

Gjumi i mjaftueshëm dhe i rehatshëm e rritë kreativitetin tuaj.

Pos këtyre benefiteve gjumi ulë stresin dhe ju ndihmon të menaxhoni peshën në trup.