Rrushi zvogëlon dhimbjen në gju si pasojë e osteoartritit

  • 14 May 2019 - 17:05
Rrushi zvogëlon dhimbjen në gju si pasojë e osteoartritit

Në bazë të studimeve të paraqitura në konferencën e biologjisë eksperimentale në San Diego, konsumimi i rrushit mund të ndihmojë në zbutjen e dhimbjeve që ndërlidhen me simptomat e osteoartritit në gju, si dhe ta përmirësojnë fleksibilitetin e nyjave. I gjithë ky ndikim pozitiv u përshkruhet polifenoleve, substancë kjo që gjenet në rrush. Studimi, i cili për qëllim kishte ndikimin e konsumimit të rrushit në infeksione dhe zhvillimin e osteoartritit kishte zgjatur 16 javë dhe ishin përfshirë 72 persona, të dyja gjinive.

Pjesëmarrësit e studimit ishin ndarë në dy grupe, njëri grup kishte konsumuar rrush, ndërsa grupi tjetër placebo pluhur. Rezultatet kanë treguar se te meshkujt dhe femrat, që kishin dhimbje në gju, konsumimi i rrushit kishte rezultuar me zvogëlimin e dhimbjeve. Një ndikim më i fortë i rrushit ishte vërejtur te femrat. 


(Kosova Sot Online)