Pija magjike nga çaji jeshil

  • 15 May 2019 - 09:21
Pija magjike nga çaji jeshil

Mjeku i mirënjohur amerikan me prejardhje turke, Dr Mehmet Oz, preferon një "pije magjike" për të gjithë ata që duan të humbin peshë.

Përbërësit:

• 1l ujë • 5 qese çaj jeshil • 1 portokall • një grusht mente të freskët

Përgaditja:

Në një litër të ujit të nxehtë qitni pesë qese të çajit jeshil. Lërini që të rrinë rreth 3 minuta, e më pas lëreni çajin që të ftohet. Një portokall grijeni në grisha. Edhe nëse e qëroni, mos ia hiqni pjesën e bardhë të lëvores.

Në një enë të madhe të qelqtë me kapak qiteni çajin e gjelbër e më pas shtoni grishët e portokallit dhe mentën e freskët. Mbylleni enën dhe lëreni që të rrijë gjatë natës. Për një person, brenda 24 orësh, mjafton gjysmë litri i kësaj pije. Preferohet një filxhan kësi çaji para çdo shujte dhe humbja e kileve është e garantuar.

(Kosova Sot Online)