Njëherë ushtrimet, e më pas kafja

  • 15 May 2019 - 09:25
Njëherë ushtrimet, e më pas kafja

E kspertët preferojnë që, para se ta pini kafen e mëngjesit, t'i ndani 15 minuta për ushtrime të zgjatjes. Ato mund t'i bëni në dysheme, apo edhe në ulëse, në park.

Pas kësaj, e para se ta pini kafen, do të ishte mirë të hani diçka, p.sh. një copë kifle me djathë, preferojnë nutricionistët. Aktiviteti fizik u ndihmon trupit dhe trurit dhe është më efikas se çdo kafe, qoftë ajo edhe më e mira e mundshme.

Trupi ynë është më i pushuar në mëngjes, prandaj me anë të ushtrimeve, ne e rrisim nivelin e energjisë së nevojshme për aktivitetet e tërë ditës. Në të njëjtën kohë vjen edhe deri te zvogëlimi i nivelit të hormonit të stresit, apo kortizolit, sikur që quhet në mjekësi.

Në anën tjetër, vjen deri te rritja e nivelit të endorfinës, hormonit të lumturisë. Por, në të njëjtën kohë, vjen edhe deri te rritja e sekretimit të adrenalinës, e cila e përshpejton punën e zemrës, zgjeron enët e gjakut, e orienton gjakun kah zemra, mushkëritë dhe muskujt punues, gjë që i kontribuon shkrirjes së shtresave të dhjamit. Personat që ushtrojnë me rregull, kanë një metabolizëm dhe përqendrim më të mirë, por edhe një gjumë më kualitativ, thonë mjekët.

(Kosova Sot Online)