Këto ushqime mund t’i hani edhe pasi t’u ketë dalë afati

  • 15 May 2019 - 12:35
Këto ushqime mund t’i hani edhe pasi t’u ketë dalë afati

Disa herë ndodh që të hedhim ushqime tepër të mira, vetëm pse u ka kaluar afati i përdorimit. Në disa raste nuk kemi nevojë ta bëjmë këtë.

Domatet

Domatet (e konservuara) janë të freskëta edhe një, a dy javë pasi që u del afati. Sa më të buta që janë, aq më të mira. Për dallim nga shumica e perimeve, domatet bëhen më të ëmbla me kalimin e kohës. Bile edhe nëse pjesa e brendshme e tyre duket më e errët, nuk ka problem. Evitoni vetëm nëse bëhen tepër të lëngshëm, me myk, apo nëse iu vjen era alkool.

Image

Filetat e peshqve

Filetat e peshqve të freskët mund të qëndrojnë me javë të tëra. Natyrisht, nëse ruhen në temperaturë prej -5 shkallë celsius. Ato janë të sigurta për t'u ngrënë edhe pse ndoshta do të humbin paksa në shije. Peshqve zakonisht iu duhet një kohë derisa të transportohen nga deti deri në dyqan, prandaj duhet të kini kujdes e të mos i besoni datës që shkruhet në ta. 

Image

Vezët

 Vezët mund të përdoren edhe tri javë pasi që u ka kaluar afati i përdorimit. Se a janë "në rregull" mund ta dini nëse e qitni një vezë në gotë me ujë. Nëse ajo rri pezull, atëherë është e prishtë dhe menjëherë duhet ta humbni. Nëse fundoset, atëherë mund ta hani.

Image

Jogurti

Jogurti mund të përdoret edhe pasi që t'i dalë afati i qëndrueshmërisë. Por, nëse e vëreni edhe sasinë më të vogël të mykut, atëherë mos e konsumoni më atë. Por, nëse duket i pastër dhe i freskët dhe nëse e ka shijen në rregull, atëherë konsumojeni pa frikë fare.

Image

Mishi i lopës

Mishi i lopës mund të ketë shije të mirë edhe pesë javë pasi që t'i ketë skaduar afati. Por, nëse vëreni se mban erë jo të rëndomtë, atëherë dijeni se është prishur dhe mos e hani.

Image

Mielli dhe erëzat

Erëzat e tilla si ato të specit dhe specit djegës mund të qëndrojnë deri në gjashtë muaj pas kalimit të afatit, nëse në paketim shkruan se janë të pasterizuara me avull, meqë kjo d.m.th. se janë të sterilizuara dhe nuk përmbajnë baktere. Edhe pse në disa raste mund të bëhen përjashtime, megjithatë me miellin nuk do të duhej të rrezikonit tepër, meqë në të, pas një kohe të caktuar, paraqiten insekte mikroskopike, të cilat nuk shihen me sy të lirë, e të cilat mund t'ua dëmtojnë rëndë shëndetin.

 

(Kosova Sot Online)