Si ta jetoni një jetë pa stres?

  • 15 May 2019 - 16:22
Si ta jetoni një jetë pa stres?

"LËSHOJANI UJIN" ÇDO PROBLEMI!

Sa herë që jeni të tensionuar për ndonjë gjë, shkoni në banjë, lëshojeni ujin dhe mendoni: "Le të largohet çdo problem me ujë", apo "gjithçka është si duhet të jetë". Përqendrohuni te uji, ndiejeni rrjedhën e tij.

KËNAQUNI ME THARËSEN E FLOKËVE!

Bëni diçka të çmendur kur jeni të tensionuar. Merreni tharësen e flokëve dhe drejtojeni në një qese të thatë. Mbyllni sytë dhe merrni frymë thellë. Përjetojeni zhurmën e valëvitjes së flokëve në erë, duke mos menduar për asgjë tjetër. Ndihuni sikur të gjitha brengat ua merr era.

PËRJETOJENI USHQIMIN!

Çdo ditë përgatitni diçka që doni të hani, apo edhe më mirë, porositeni këtë, nëse keni mundësi. Kur të uleni në tavolinë, lini të gjithë faktorët negativë anash, meqë bota nuk do të marrë fund derisa ju të hani. Gjithçka mund të presë dhe duhet të presë. Përqendrohuni në shijimin e ushqimit.

"MBYTENI" ZEMËRIMIN!

Kur jeni të shqetësuar dhe ju vjen të qani, shkoni te kroi më i afërt dhe lani sytë me ujë të ftohtë. Nëse ka mundësi, lageni peshqirin dhe mbajeni në qafë, apo ballë, derisa të qetësoheni.

UDHËTONI NË KOHË!

Kur ta keni vështirë që të ballafaqoheni me diçka nga e tanishmja, mbyllni sytë, merrni frymë thellë dhe bëjani vetes këtë pyetje: "A do të ketë kjo rëndësi pas një viti? Pas pesë vjetësh? Pas 50 vjetësh?"Bëhuni kinse jeni në të ardhmen dhe shikojeni të tanishmen nga ajo perspektivë.

DËGJONI ZËRAT E NATËS!

Kur nuk mund të flini gjatë natës, mbyllni sytë dhe dëgjoni zërat rreth jush. Çdo zë që e dëgjoni, klasifikojeni: lehje e qenit, zhurmë e avionit, cicërimë e zogut, rrobalarësja, kollitja, etj. Numëroni frymëmarrjet dhe shumë shpejt do t'ju marrë gjumi. 

(Kosova Sot Online)