5 perimet më të shëndetshme

  • 16 May 2019 - 12:12
5 perimet më të shëndetshme

Domatja

Image

Edhe pse në botanikë e konsiderojnë si pemë, në mbarë botën domatja është njëra ndër perimet më të preferuara. Është përplot me likopen dhe është luftëtar i mirë kundër kancerit. Jo vetëm se është përplot vitamina, nga vitamina A deri tek ajo K, por edhe pakëson numrin e radikalëve të lirë në organizëm dhe mban nën kontroll shtypjen e gjakut.

Brokoli

Image

Brokoli përmban antioksidues, të cilët zvogëlojnë rrezikun nga kanceri në lukth dhe ai i mushkërive. Pasi që është i pasur me beta karotinë, vitamina C, brokoli është shumë i shëndetshëm dhe i dobishëm në ngritjen e sistemit imun.

 

Lakra e Brukselit

Image

Kjo perime e gjelbër është shumë e shëndetshme dhe u nevojitet shtatzënave, sepse përmban acid folik dhe vitamina B. Lakra e Brukselit po ashtu është e pasur me vitamina C dhe kalium, fibra dhe aminoacidet Omega-3.

 

 

 

 

Karota

Image

Kjo perime është përplot me vlera ushqyese, të cilat i ushqejnë sytë, flokët dhe lëkurën. Është burimi më i mirë me antioksidues, siç është vitamina A. Mbron sistemin kardiovaskular nga dëmtimet, pikërisht shkaku se i posedon këto vitamina.

 

Spinaqi

Image

Ky paketim përplot me klorofil është burim i pothuajse secilës vlerë ushqyese, për të cilat organizmi jonë ka nevojë. Shkencëtarët besojnë se ushqimi ku përfshihet shumë spinaq mund të mbrojë prej sëmundjeve të zemrës, nga artriti si dhe nga osteoporoza.

 

(Kosova Sot Online)