Bananet e pjekura, shumë më të shëndetshme se të zakonshmet

  • 16 May 2019 - 16:02
Bananet e pjekura, shumë më të shëndetshme se të zakonshmet

Të gjithë i pëlqejnë bananet - janë me shumë vlera ushqyese dhe plot me kalium. Sipas një hulumtimi që ishte kryer tash vonë nga ekspertët japonezë, bananet tepër të pjekura prodhojnë substancën "TNF" (Tumor Necrosis Factor) ose Faktori i Tumorit Nekroze, që ka aftësinë të luftojë kundër qelizave të cilat nuk sillen në mënyrë normale.

Me pjekjen e saj, brenda bananes formohen disa pika të errëta. Sa më shumë pika të ketë, do të ketë më shumë qeliza të cilat forcojnë sistemin imun.

Po ashtu, bananet janë shumë të shëndetshme edhe për tretjen e ushqimit, sepse sheqeri absorbohet shumë lehtë.

(Kosova Sot Online)