Stresi dëmton spermën

  • 16 May 2019 - 16:04
Stresi dëmton spermën

Studimi i kryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sugjeron se ekspozimi i madh ndaj stresit ndërlidhet me zvogëlimin e cilësisë së spermës. Të dhënat e ekspertëve nga 'Rutgers School of Public Health' kanë ndërlidhur stresin rënien dhe lëvizshmërinë e formimit të spermës.

Një pjesë më e vogël e spermës funksionale rezulton me zvogëlimin e pjellorisë te meshkujt, shkruan revista shkencore 'Fertility and Sterility'. Të dhënat e fundit janë grumbulluar gjatë studimit, në të cilin kishin marrë pjesë rreth 193 meshkuj, plotësisht të shëndoshë, që ishin nga mosha 38 deri në moshën 49 vjeçe.

Stresi ishte i pranishëm te të gjithë meshkujt, pa marrë parasysh faktorin se sa ishte mosha e tyre, shkallës së edukimit apo përkatësisë etnike, apo racore.

(Kosova Sot Online)