Fiku, eliksir për shëndetin

  • 16 May 2019 - 19:13
Fiku, eliksir për shëndetin

Për fikun thuhet se ka dalë nga parajsa. Është i vjetër po aq sa edhe civilizimi njerëzor, njihet si pemë e cila shëron. Kjo pemë është përdorur edhe nga Kleopatra, ndërsa sot e dimë se fiku është një pemë që bën çudinë për shëndetin e njeriut si dhe mbron lëkurën. Fiku i freskët është burim i antioksiduesve dhe flavonoideve, kanë sasi të lartë të vitaminave A, E, K, të cilët ndihmojnë në largimin e radikalëve të lirë nga organizmi, duke mbrojtur trupin nga dëmtimet dhe infeksionet. Janë të pasur po ashtu me vitaminat nga kompleksi B, niacinë, piridoksinë, vitamina B, vitamina C dhe beta karotinë.

Nga mineralet përmbajnë kalcium, kalium, magnez, fosfor, hekur dhe bakër. Sasia e magnezit në frytet e thara është tri herë më e lartë se sa në ato të freskëta. Prandaj, fiku i tharë është burim i mineralit, magnezit, i cili është i domosdoshëm në mbajtjen dhe forcimin e muskujve, enëve të gjakut, qelizave nervore. Është vërtetuar se fletët e tij ndikojnë kundër diabetit, si dhe ulin trigliceridet në gjak, forcojnë eshtrat, ulin shtypjen e gjakut, shërojnë të thatin, hemorroidet, kapsllëkun... etj. 

(Kosova Sot Online)