Qershia, pemë çudibërëse

  • 17 May 2019 - 09:50
Qershia, pemë çudibërëse

Do të ishte mirë që, në vend se dhimbjet e kokës t'i luftoni me aspirinë apo me ndonjë tabletë tjetër, dhimbjen ta provoni ta ndalni me të mirat që i posedon qershia.

Sezoni kësaj peme tepër të shijshme tashmë pothuajse ka filluar, që do të thotë se ilaçi çudibërës mund të jetë lehtë në duart tuaja. Janë shumë të pasura me vitaminat A, B, C, pastaj janë të pasura edhe me acid folik, kalcium, kalium, hekur, ndërsa që lista e përparësive dhe dobive nga qershia është e gjatë.

Nëse vuani nga problemet me zemër, apo me veshka, çdo ditë vetes ia caktoni rreth 250 gramë të këtij "medikamenti" natyror. Kjo është një dozë e mjaftueshme edhe për ata persona të vuajnë nga reuma, si dhe për ata që kanë nivel të lartë të kolesterolit.

Disa qershi brenda ditës m,mjaftojnë që energjia të jetë në nivelin e duhur. Mos harroni se kjo pemë magjike do ta rregullojë edhe problemin që keni me ujin shtesë që ju mbetet në organizëm, që e bën të shkëlqyeshëm në luftimin e celulitit. Efekti kozmetik do të vërehet edhe në fytyrën tuaj, sepse substancat me të cilat qershia është e pasur forcon indin lidhës si dhe parandalon shfaqjen e rrudhave

(Kosova Sot Online)