Çaji i gjelbër lufton kancerin e pankreasit

  • 17 May 2019 - 09:53
Çaji i gjelbër lufton kancerin e pankreasit

Hulumtimi më i ri i ekspertëve amerikanë zbulon se substancat aktive që gjenden në çajin e gjelbër mund të ndalojnë apo ngadalësojnë përhapjen e qelizave kancerogjene në pankreas.

Shkencëtarët, studimi i të cilëve ishte botuar në revistën 'Metabolomics', zbulon se substanca aktive e çajit të gjelbër e njohur si EGCG, shkatërron proceset metabolike të qelizave të kancerit në atë mënyrë duke zvogëluar lëshimin e enzimave të dëmshëm.

Metabolizëm janë të gjitha reaksionet në qeliza, siç janë prodhimi dhe përdorimi i energjisë. Metabolizmi i bën të gjalla, mundëson punën e tyres dhe ripërtëritjen e tyre. Këto qeliza mund të jetë të shëndosha dhe normale, por mund të jenë edhe kancerogjene. Dr. Wai - Nang Lee ka deklaruar se "hulumtimet paraprake kanë treguar se substancat e çajit të gjelbër mund të jenë të dobishme në parandalimin dhe shërimin e kancerit".

Përmes laboratorit kanë zbuluar se EGCG, substanca aktive, ndikon negativisht në metabolizmin e qelizave kancerogjene, si dhe vështirëson rritjen dhe zhvillimin e tyre.

(Kosova Sot Online)