Netët pa gjumë dhe sëmundja e alzhaimer-it

  • 17 May 2019 - 09:58
Netët pa gjumë dhe sëmundja e alzhaimer-it

Vetëm pas një apo dy netëve pa gjumë edhe në trurin e shëndoshë vjen deri te shtimi i proteinave që ndërlidhen me sëmundjen e Alzhaimer-it.

Shkencëtarët holandezë nga universiteti Radboud në Nijmegen, kanë vërtetuar se gjumi i rregullt ndihmon në praninë e proteinave 'beta amiloid' në tru për 6 për qind. Mungesa e gjumit dëmton këtë proces natyror, që për personat që kanë probleme kronike me gjumin shton gjasat që të preken nga sëmundja e Alzhaimer-it, shkruan revista shkencore 'JAMA Neurology'.

Pakësimi i proteinave të lartpërmendura ishte vërejtur sidomos te ata persona që kishin probleme të theksuara me gjumin. Në hulumtim kishin qenë të përfshirë 26 meshkuj, që i takonin moshës së mesme.

(Kosova Sot Online)