Burimet e alergjive në shtëpi

  • 17 maj 2019 - 15:05
Burimet e alergjive në shtëpi

Shumica e njerëzve beson se sasia më e madhe e alergjenëve fshihet në tepihë dhe çarçafë. Shkencëtarët theksojnë se burimi më i madh i alergjenëve fshihet në - shtrat. Në shtrat grumbullohet shtatë herë më tepër pluhur, në krahasim me kolltuk, tavolinë, karrige apo tepihë.

Grimcat e pluhurit, që grumbullohen, në shtrat po ashtu janë më të mëdha sesa në vendet tjera. "Kur flemë, shtrati është pranë 'zonës sonë të gjumit', prandaj ekspozimi ndaj alergjenëve në shtrat është më i madh sesa në secilin vend tjetër në shtëpi", tha dr. Wayne Anderson.

Në hulumtimin e bërë në Sidnei dhe Melburn, janë analizuar grimcat e pluhurit nga shtatë sipërfaqe në disa shtëpi, në mënyrë që të zbulohej se në cilin vend në shtëpi ekziston rreziku më i madh për t'u prekur nga alergjitë.

Rezultatet kanë treguar se "pika e zezë", kur kemi të bëjmë për alergjitë, përfundimisht është shtrati. "Shtrati përmban sasi të madhe të pluhurit, më shumë se 100 mg/m3, që i bën burimin kryesor të alergjenëve në ajër", shpjegon Anderson.

(Kosova Sot Online)