Pini verë dhe kafe për jetë të gjatë dhe të shëndetshme

  • 17 May 2019 - 15:08
Pini verë dhe kafe për jetë të gjatë dhe të shëndetshme

F shehtësitë e jetës së gjatë dhe të shëndetshme i zbulon njëri nga mjekët më të njohur dhe nuk janë të paarritshme ashtu siç mendohej. Konsumoni kafe, largoni multivitaminat dhe 'hidhuni' në buzëqeshje. Në librin e tij, mjeku Argus shpjegon si ndryshimet e vogla në jetën e përditshme mund të kenë ndikim të madh në shëndet dhe vitalitet.

Pini kafe!

Çaji dhe kafeja në sasi mesatare kanë ndikim pozitiv në shëndetin tonë në përgjithësi.

Ndaloni marrjen e vitaminave!

Shtesat që i merrni në formë të vitaminave ndërlidhen me rrezikun për t'u prekur nga sëmundjet serioze, përfshirë këtu kancerin.

Buzëqeshni!

Buzëqeshja shton disponimin, si dhe ndikon në lirimin e endorfinës dhe seratoninës, të cilat ulin nivelin e stresit.

Pini verë!

Alkooli në sasi të kufizuar, e sidomos vera e zezë, ndihmon në zvogëlimin e rrezikut për t'u prekur nga sëmundjet e zemrës. 

(Kosova Sot Online)