Të djegurat nga dielli, rrezik serioz nga kanceri

  • 18 maj 2019 - 10:22
Të djegurat nga dielli, rrezik serioz nga kanceri

Tashmë është e ditur se të djegurat dhe të ënjturat nga rrezet e diellit shtojnë rrezikun për t'u prekur nga kanceri i lëkurës.

Ekspertët pohojnë se pesë ditë ekspozim të shtuar në diell mjaftojnë që në mënyrë dramatike ta shtojnë rrezikun për t'u prekur nga kanceri.

Ekspertët amerikanë, pas studimit të bërë, theksojnë se personi i cili 'digjet' në diell, vetëm pesë herë deri në moshën njëzet vjeçe, për 80 për qind janë më shumë të rrezikuar nga kanceri i lëkurës, në krahasim me personat e tjerë. "Rezultatet tona sugjerojnë se qëndrimi i tepërt në diell, sidomos në moshën e rinisë, nuk është aspak i shëndetshëm për lëkurën, sidomos te femrat e reja që janë të rrezikuara nga zhvillimi i melanomës.

Shkencëtarët kishin përcjellë shëndetin e 109.000 femrave, për 20 vjet rresht dhe kishin zbuluar se femrat pesë herë më shumë kishin të ënjtura nga dielli në moshën midis 15 dhe 20 vjeçe.

(Kosova Sot Online)