Ju që e konsumoni bukën e bardhë, kujdes!

  • 18 maj 2019 - 10:24
Ju që e konsumoni bukën e bardhë, kujdes!

Konsumimi i bukës së bardhë, dy herë në ditë apo më shumë, ju bën të jeni në lidhje të drejtpërdrejtë për t'u prekur nga mbipesha.

Hulumtimet, në të cilat kanë marrë pjesë 9, 200 studentë spanjollë, në kohëzgjatje prej pesë viteve, kanë treguar se pjesëmarrësit që kishin konsumuar bukën integrale, por edhe bukën e bardhë, nuk kishin rrezik të shtuar nga mbipesha. Ata që kishin konsumuar vetëm bukë të bardhë, madje dy apo disa herë brenda ditës, për 40 për qind kishin gjasa të vuanin nga mbipesha.

Ky studim bazohet në lidhjen midis bukës së bardhë, ndërsa që rezultatet janë preliminare, derisa të botohen në revistën mjekësore.

(Kosova Sot Online)