Mos e teproni me pastërtinë!

  • 18 May 2019 - 10:27
Mos e teproni me pastërtinë!

Imunologët në mbarë botën pohojnë se problemi me alergjitë mundet lehtë të zgjidhet nëse kemi kujdes në pastërtinë, sepse kështu do të ndërtojmë një sistem më të fortë imun.

Shkencëtarët pohojnë se të dhënit e tepërt pas pastërtisë është e dëmshme në luftën me alergjitë, kështu që, herën tjetër përqafojeni kafshën e preferuar shtëpiake apo merreni një pjesë të ushqimit që ju ka rënë në dysheme.

Imunologu Graham Rook thekson se në shoqërinë moderne jemi të pushtuar nga pastërtia e tepërt. Rook, i cili punon në Universitetin e Londrës, beson se mund ta përmirësojmë sistemin mbrojtës të organizmit nëse bartim organizma mikrobiologjik midis anëtarëve të faljes.

(Kosova Sot Online)