Resveratroli përmirëson kujtesën

  • 19 May 2019 - 11:08
Resveratroli përmirëson kujtesën

Resveratroli, substanca përbërëse e verës së zezë dhe çokollatës së zezë, sipas studimit më të ri të shkencëtarëve amerikanë, ndërlidhet me kujtesë më të mirë.

Studiuesit amerikanë së bashku me ata gjermanë gjatë gjashtë muajve kishin përcjellë marrjen e 200 miligramëve suplemente të resveratrolit te 46 persona të rritur, me mbipeshë.

Është vërtetuar se si resveratroli ndërlidhet me përmirësimin e kujtesës, pasi që shton numrin e qelizave në një pjesë të trurit, pjesë kjo kyçe për kujtesë. Krahas kësaj, te të anketuarit që kishin marrë këtë substancë ishte vërejtur dhe kontroll më cilësor në përqendrimin e sheqerit në gjak. Resveratroli është i pranishëm edhe në rrushin e zi dhe në kikirikë.

(Kosova Sot Online)