Ushqimet, të cilat duhet t’i shmangni në ditët e ngrohta

  • 19 May 2019 - 14:51
Ushqimet, të cilat duhet t’i shmangni në ditët e ngrohta

Për të qenë të shëndetshëm dhe të ndiheni mirë, ushqimin do të duhej t'ia përshtatnit stinës së vitit. Me arritjen e ditëve të ngrohta, keni nevojë për më shumë lëngje, ndërsa që nga ushqimi i rëndë, detyrimisht se do të duhej të hiqni dorë. Në vijim ju zbulojmë ushqimin që duhet ta shmangni gjatë ditëve të ngrohta

Image

Mishi

Tashmë kur jemi në fillimin e ditëve të ngrohta të stinës së verës, nuk është momenti dhe koha e duhur për t'u kënaqur me prodhimet e mishit. Prandaj, mos e teproni me konsumimin e produkteve të mishit gjatë verës, sepse mund të vuani nga djersitjet e tepërta dhe mund të keni probleme me tretjen.

 

 

Image

Çaji dhe kafeja

Pijet, të cilat përmbajnë sasi të lartë të kafeinës, si dhe të sheqerit, shumë lehtë mund të ndikojnë në dehidrimin e organizmit të njeriut. Pos kësaj, ngrohin trupin, që gjatë ditëve të ngrohta të verës me dëshirë se do ta shmangnim një gjë të tillë.

 

 

 

 

Image

Erëzat

Erëzat ushqimit tuaj mund t'i shtojnë shijen e këndshme, por shumë lehtë mund të ndikojnë ashtu duke ngrohur trupin dhe me këtë rast përshpejton metabolizmin e njeriut, prandaj edhe më shpejt do ta ndieni urinë, që nuk është e shëndetshme për ditët e ngrohta. Jemi pikërisht në periudhën kohore, kur duhet pasur kujdes në përzgjedhjen e ushqimit, përkatësisht erëzave.

 

Image

Ushqimi i shpejtë

Shmangni hamburgerët, patatet e skuqura, si dhe ushqimin e ngjashëm e të yndyrshëm. Kjo, pasi që ushqimet e shpejta çrregullojnë nivelin e kolesterolit, si dhe shtypjen e gjakut. Janë pikërisht personat e moshuar që duhet të kenë kujdes nga ushqimi i tillë.

 

 

Image

Salcat

Salcat e ndryshme, sidomos ato nëpër restorante të ndryshme, jo rrallëherë dinë të jenë të përmbushura me plot kalori. Në mënyrë që të jeni të sigurt se në organizëm nuk po shtoni përbërës, të cilët më shumë ju bëjnë dëm sesa dobi, më së miri do të ishte që salcat t'i përgatisni vetë në shtëpi dhe të përkujdeseni që të jenë sa më pak kalorike.

 

 

(Kosova Sot Online)