Dy filxhanë kafe para ushtrimeve shtojnë qëndrueshmërinë

  • 19 May 2019 - 17:31
Dy filxhanë kafe para ushtrimeve shtojnë qëndrueshmërinë

Kafeina ndikon në kemikalet e trurit, të dedikuara për lodhje dhe stimulon prodhimin e energjisë, duke shtuar qëndrueshmërinë, por sipas ekspertëve nuk duhet tepruar. Dy filxhanë me kafe para se t'i filloni ushtrimet shtojnë qëndrueshmërinë për 30 për qind. Kafeja dhuron energji shtesë për trupin. Pos se ngjallë dhe përshpejton metabolizmin, kafeja është pije e shkëlqyeshme para ushtrimeve, pasi që pakëson lodhjen, vërteton studimi britanik.

Sugjerohet që t'i konsumoni dy filxhanë me kafe, dy orë para se t'i filloni ushtrimet. Ushtrimet do të jenë më intensive, ndërsa që do të zgjatin edhe më shumë. Një filxhan kafe mesatarisht përmban 100 miligramë kafeinë, ndërsa që është optimale të merrni 3 deri 4 miligramë kafeinë për kilogram. Në këtë mënyrë, një person me peshë trupore prej 61 kilogramë mundet t'i konsumojë dy filxhanë kafe para ushtrimeve. Mirëpo, ekspertët paralajmërojnë se si kafeina mund të ketë pasoja negative në organizëm, si pagjumësia, dhimbje të kokës, si dhe shtypje të lartë të gjakut. Prandaj, edhe nuk sugjerohet që ta teproni me këtë pije. 

(Kosova Sot Online)