Të mbijetuarit nga kanceri duhet të jenë më aktivë

  • 20 May 2019 - 10:00
Të mbijetuarit nga kanceri duhet të jenë më aktivë

Ushtrimet mund të ndihmojnë në shërimin dhe përmirësimin e shumë femrave që janë prekur nga kanceri i gjirit, sugjeron një studim. Të jesh aktiv do të thotë të kesh shumë përfitime, por hulumtuesit amerikanë, gjatë shkrimit të tyre në 'Journal Cancer', thonë se kanë zbuluar se shumë femra bëjnë shumë pak në këtë drejtim.

Po ashtu, edhe ekspertët britanikë pohojnë se fermave u nevojitet më shumë përkrahje, në mënyrë që të mbeten aktive pasi të jenë diagnostikuar me sëmundje. Ekspertët amerikanë kishin shikuar shkallën e ushtrimeve të 1.735 femrave, para dhe pas sëmundjes, nga mosha 20 deri në moshën 74 vjeçe.

Të rriturve u ishte rekomanduar që së paku të bëjnë 150 minuta aktivitete mendore dhe fizike, apo 75 minuta aktivitete fizike intensive çdo javë. Caroline Dalton, nga 'Breakthrough Breast Cancer' thotë: "Aktivitetet fizike pas diagnostikimit me kancer të gjirit janë treguar se kanë përmirësuar gjendjen e pacientit, si dhe kanë shtuar gjasat për t'i mbijetuar sëmundjes si dhe ekziston mundësia që përmes aktiviteteve fizike të reduktohet mundësia e rikthimit të sëmundjes".

(Kosova Sot Online)